VIDEO/ Përfshihet nga flaka ndërtesa 35-katëshe pranë Burj Khalifa në Dubai

VIDEO/ Përfshihet nga flaka ndërtesa 35-katëshe pranë Burj Khalifa në Dubai

Ndërtesa në Dubai përshihet nga flakët

Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të së hënës në një ndërtesë prej 35-katësh në Dubai, e cila ndodhet pranë Burj Khalifa, e cila është ndërtesa më e lartë në botë, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.

Sipas informacioneve, zjarri tani është shuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Ndërtesa që mori flakë quhet 8 Boulevard Walk dhe është një nga ndërtesat e Emaar, kompania kryesore e ndërtimit e mbështetur nga qeveria.

Policia e Dubait dhe agjencia e çështjeve civile nuk dhanë një deklaratë zyrtare për zjarrin dhe Emaar nuk iu përgjigj përpjekjeve të agjencisë amerikane për ta kontaktuar atë.

Në natën e Vitit të Ri në 2015, një zjarr përfshiu në Address Downtown, një nga hotelet më luksoze në Dubai, gjithashtu pranë Burj Khalifa.

Duke folur për National World, Bindu Rai, e cila jeton përballë ndërtesës, tha: “Nëna ime u zgjua kur zjarri filloi pasi e gjithë dhoma e saj ishte e përfshirë nga flakët”.

Një mjek zbuloi se të paktën 60 njerëz u plagosën, shumë prej tyre me lëndime të rënda, duke hedhur poshtë deklaratët e zyrtarëve të cilët kishin raportuar se një person pësoi një atak në zemër.

Vitet e fundit, ka pasur një sërë zjarresh në ndërtesat e larta në Dubai, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtesave të tilla.

 

S.S/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët