Nëse do ishte shënuar në një kampionat europian, goli i Edmond Duplakut do bënte xhiron e medieve. Futbolli i moshave në Kosovë ka parë fundjavën që lamë pas një "perlë" nga 75 metra. Në ndeshjen mes të rinjve U-17 të KS Kurda dhe Ferizaj U17, mbrojtësi i vendasve ka treguar cilësi të jashtëzakonshme duke çuar topin në rrjetë nga një distancë e konsiderueshme.
Mbrojtësi ka zënë në befasi gardianin kundërshtar, duke bërë që ovacionet të ishin të shumta për të. Duplaku nuk është menduar dy herë për të goditur nga distanca e largët, teksa ka parë edhe daljen e portierit që kishte braktisur zonën e 16 metrave. Tentativa për të pritur goditjen ka rezultuar pa sukses, duke dhuruar një gol fenomenal.