VIDEO përmbledhja/ Juventus-Salernitana 2-2, sfida që u mbyll me polemika që vazhdojnë

 

Juventus-Salernitana, ndeshja e mbrëmshme, e cila ishte e vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A përfundoi me rezultatin 2-2 mes tensionit, golave të anuluar dhe kartonëve të kuq.

Miqtë në Torino në fundin e pjesës së parë gëzonin avantazhin e dyfishtë falë golave të Candreva-s dhe Piontek, ndërsa në të dytën shkurtoi Bremer me kokë para se Bonucci të barazonte me penallti në tentativën e dytë në minutën e 93.

Vetëm pak sekonda më pas do vinte përmbysja e çmendur nga Milik, i cili për heqjen e bluzës mori kartonin e dytë të verdhë, por goli u anulua për shkak se Bonucci në rrezen e topit ishte pozicion jashtë loje. Kjo bëri që të shpërthente një protestë e ashpër në ‘Allianz Stadium’.


Lajmi kryesor:

'Çmenduri' në Juve-Salernatina! 4 gola dhe 4 të kuq, por s'ka fitues! Lazio s'fal Verona-n, sonte Empoli-Roma (VIDEO)


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)