Kundërshtarë në fushë, por respekt maksimal për njëri-tjetrin jashtë saj. Pas ndeshjes së tensionuar në “Santiago Bernabeu”, ku Juvja fitoi 3-1 ndaj Real, por u eliminua, mes polemikave ka ndodhur një episod i këndshëm.

Cristiano Ronaldo i ka tërhequr vëmendjen dhe e ka përqafuar portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, gjatë momentit kur ky i fundit po jepte një intervistë. Ronaldo dhe Buffon shihen në një video, teksa përqafohen përzemërsisht.

Buffon ishte ai që protestoi më shumë për penalltinë e akorduar për Real Madrid në kohën shtesë duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq por duket sikur përqafimi me Ronaldon ka lënë pas atë moment.