GOLAT/ Pesë fitore radhazi, Aston Villa tripletë Newcastle-it! Skuadra e Emery tre pikë larg Europës

GOLAT/ Pesë fitore radhazi, Aston Villa tripletë Newcastle-it! Skuadra e Emery tre pikë larg Europës

Festa e Aston Villa-s

Aston Villa fitoi 3-0 me Newcastle për raundin e 31-të në Premier League. Skuadra nga Birmingham merr fitoren e pestë radhazi, me djemtë e Unai Emery që janë vetëm tre pikë larg zonës europiane.

Dueli nisi me gol qysh në minutën e 11-të nga Ramsey. Pas asistit të Watkins, Ramsey shpërtheu festën në stadium. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa në minutën e 61 një gol u anullua për vendasit me autor Watkins.

Vetëm tre minuta më vonë, në të 64, ishte sërish Watkins që këtë herë shënoi një gol të rregullt duke qetësuar vendasit. Sulmuesi i Villës do shënonte golin e tretë dhe të dytin personal në të 83 minutë, me Watkins që këtë sezon ka shënuar 12 gola dhe dhuruar pesë asiste në Premier League.

Pas këtij raundi, Newcastle mbetet me 56 pikë në vendin e tretë, teksa Aston Villa me 50 pikë merr vendin e gjashtë, tre pikë larg nga Tottenham i zonës europiane.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë