Premier League zhvilloi katër nga ndeshjet e javës së 10. Me fillim nga 16:00, skuadrat pretendente kanë bërë detyrën ndërsa çuditi Leicester që u mposht 2-1 në transfertë. Chelsea ia doli në Londër të merrte fitore 3-0 me Wolves, me golin e tretë që u shënua nga Broja.
Armando mori topin në minutën e 90 duke bërë disa driblime, për t'ia dërguar topin portierit Jose pas krahëve. Më herët për Blutë shënuar Havertz dhe Pulisic. Në sfidën tjetër, Newcastle fitoi 5-1 me Brendford, ndërsa Manchester City fitoi 4-0 me Southampton. Golat për "Qytetarët" u shënuan nga Cancelo, Foden, Mahrez dhe nga i zakonshmi Haaland. Norvegjezi shkon kështu në kuotën e 15 golave në Premier League. Pas katër ndeshjeve, City kryeson me 23 pikë, ndërsa Arsenal me dy pikë dhe një ndeshje më pak ndjek në vendin e dytë. Në zonën evropiane Tottenham, Chelsea dhe Newcastle.
Rezultatet:
VIDEO: