Pas konfrontimit të dhunshëm me një të pastrehë, policia e Los Angeles në SHBA e ka qëlluar atë për vdekje në mes të rrugës. Në një video të publikuar në internet tregohet sesi grupi i policëve, pas konfliktit me personin e pa strehë, i cili kishte ngritur një çadër në trotuar, e shtrinë në tokë dhe qëllojnë 5 herë mbi të.

Pas kësaj vërehet se një person i cili tenton të ndërhyjë duke ndihmuar personin e strehë largohet nga vendngjarja duke u tërhequr me forcë nga policët e tjerë. Videoja e publikuar në Facebook nga dëshmitarët në vendngjarje ka thyer rekord me numrin e klikimeve, ndërsa dhe ka shkaktuar rritjen e reagimeve negative ndaj policisë.

Autoritetet, duke mos dhënë detajet e identitetit të personit dhe shkaqet e ngjarjes kanë theksuar se një person është dërguar në spital ditën e dielë në orët e drekës dhe se ai më pas ka humbur jetën.

Pas publikimit të videos autoritetet kanë nisur një hetim lidhur me policët e përfshirë në këtë ngjarje dhe regjistrimin e ngjarjes ku në video policët dëgjohen duke kërkuar që i pastrehu të hidhte armën, por ende nuk është verifikuar nëse ai ishte apo jo i armatosur.