SHKODER-Rreth 11 kilogramë kanabis dhe 3 persona të arrestuar në flagrancë është rezultati i një operacioni të zhvilluar në qytetin e Shkodrës.
Në kuadër të një hetimi të mirëfilltë policor 2 mujor bëhet me dije se është finalizuar operacioni i koduar “The Wave”.
Operacioni i policisë
Tre personat u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e automjetit tip Lancia me targë AA 504 CI, në pronësi të një 33-vjeçari, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e një nga të arrestuarit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu Çifte, të cilën e mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Të arrestuarit
Lodovik Vonaj, 33 vjeç, banues ne Reç, Shkodër, i dyshuar se ka kryer veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim".
Lekë Vonaj, 36 vjeç, banues në Reç, Shkodër. I dyshuar se ka kryer veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim".
Hysni Skënderaj, 58 vjeç, lindur dhe banues në Qafë-Gradë, Malësi e Madhe, i dyshuar se ka kryer veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë̈ dhe sportive”.
[gallery]21899[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO