Tiranë-Policia rrugore ka zhvilluar një operacion 12 orët e fundit ku në fokus ka qenë evidentimi i drejtuesve të mjetit që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë operacionit janë kryer verifikime me Radar në rrugët e brendshme të Tiranës, janë ndëshkuar drejtues mjetesh që janë evidentuar me shpejtësi, duke u bërë burim aksidentesh për veten por edhe duke rrezikuar drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe qytetarëve.
Në drejtim të shpejtësisë në qendrat e banuara, Policia Rrugore konstaton me shqetësim që në orët e vona të natës drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi dy deri në tre herë më shumë sesa lejon tabela, duke bërë dhe gara shpejtësie.
Gjatë këtij aksioni policia ka evidentuar 5 raste, ku njëra prej tyre ka qenë mjaftë e rrezikshme jo vetëm për qytetarët por edhe për vet punonjësit e policisë.
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 25 Leje Drejtimi për dy deri në tre herë më shumë shpejtësi sesa limiti i lejuar në qendrat e banuara.
Aksionet për ndëshkimin e shkelësve të ligjit ka ndikuar që të ulet numri i shoferëve që përdorin alkool, kjo ka sjellë një përmirësim edhe për sa i përket uljes së numrit të aksidenteve.
Vetëm ditën e sotme janë ndëshkuar dy drejtues mjetesh që ishin në gjendje të dehur. Janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.
Aksioni është bërë e dhe për masa kundër atyre që nuk përdorin rripin e sigurimit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, mos respektimin e semaforit, qarkullimi pa kaskë mbrojtëse dhe kontroll teknik.
Gjatë këtij aksioni policia ka vendosur 22 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, 17 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 8 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 3 masa administrative për shkelje të semaforit, 6 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit, 5 masa administrative për gara shpejtësie, 2 masa administrative për xhama të errët, si dhe 65 masa të tjera administrative të ndryshme.
Janë bllokuar 7 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO