Për javën e 14-të në Premier League, Everton fitoi 4-0 kundër Wolves. Në "Goddison Park" me fanellën e Everton debutoi edhe Armando Broja, i huazuar nga Chelsea.
Në minutën e 83-të Broja mori vendin e Calvert-Lewin dhe vetëm disa prekje topi bënë që tifozët të dashuroheshin pas lojës së djaloshit të Kombëtares. 23-vjeçari mahniti edhe komentatorët me prekjet "magjike" të topit, apo me pasimet.
Shpejtësia është një tjetër faktor që Broja e vendosi në pah, duke "rrëmbyer" një top nga hiçi dhe krijuar raste goli. Duket se 23-vjeçari ka lënë pas dëmtimin dhe është në formë për pjesën e mbetur të sezonit, aty ku Everton shpreson që Broja të gjejë golat.
"Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mikpritjen e madhe që ma dhuruat sot (dje). Shumë i lumtur që jam kthyer nga lëndimi, shumë i lumtur që isha në fushë me ju sot. Një fitore e madhe sot. Tani le të shkojmë në derbi të shtunën, shpresojmë për fitore, që është shumë e rëndësishme”, shkroi Broja pas ndeshjes në kanalet e komunikimit.
Ndërkohë që trajneri i tij, Sean Dyche tha se ai e meritonte aktivizimin pasi ka punuar shumë.
"Ne thjesht donim të aktivizonim Brojën. Ai ka pritur një kohë të gjatë. Ka punuar shumë, shumë fort. Ne thjesht donim ta aktivizonim atë dhe mendova se ai ishte i gatshëm për të hyrë në lojë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Evertonit, Sean Dyche.
Shume fiale te medha per nji lojtar te zakonshem Sic eshte Broja
Përgjigju