Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të mërkurë disa nga ndeshjet e raundit të 14-të, me sfidat që u spostuan në mesjavë. Rezultate surprizë dhe gola me shumicë në Angli, teksa ra në sy rikthimi te tri pikët për Man. Cityn, pas shtatë ndeshjeve me gjashtë humbje dhe një barazim. Ndërkohë që Armando Broja mori minutat e para me Evertonin në Premier League.
Në ‘Etihad’ Manchester City mposhti 3-0 Nottingham. Silva dhe De Bruyne në pjesën e parë edhe Doku në të dytën ishin autorët e golave që nxorën nga kriza djemtë e Guardiolës, të cilët duket se do rihapin garën për vendin e parë.
Newcastle dhe Liverpool barazuan 3-3 në një ndeshje të çmendur. Isak, Gordon dhe Schar shënuan për vendasit, ndërsa Jones dhe Salah barazuan përkohësisht, teksa Liverpool gjeti avantazhin po me Salah shtatë minuta nga fundi i ndeshjes, por u barazuan në limite. Të kuqtë vijojnë të jenë në krye.
Në ‘St. Mary’ vendasit e Southampton u mposhtën 1-5 nga Chelsea. Disasi, Nkunku, Madueke, Palmer dhe Sancho shënuan për londinezët, ndërsa Aribo gjeti golin e vetëm te vendasit.
Ndeshje për ata me zemër të fortë në ‘Emirates’, aty ku Arsenali mposhti 2-0 Manchester United. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë nga Timber dhe Saliba.
Në ‘Goodison’ Evertoni mposhti 4-0 Wolvesin. Young u bë shënuesi më i vjetër që gjen golin nga goditja e dënimit, ndërsa Mangala dhe dy autogola të Dauson vendosën ndeshjen. Në minutën e 83 kishte vend edhe për Armando Brojën, që debuton me fanellën e Everton në Premier League.
Liverpool kryeson renditjen, ndjekur nga Chelsea, Arsenal dhe Man. City. Këtë të enjte luhen ndeshjet e radhës.
Premier League, raundi 14-të – E mërkurë:
Everton 4-0 Wolves
Manchester City 3-0 Nottingham
Newcastle 3-3 Liverpool
Southampton 1-5 Chelsea
Arsenal 2-0 Manchester United
Aston Villa 3-1 Brentford
E enjte
Fulham – Brighton
Bournemouth - Tottenham
Renditja: