Në 13:30 në fushë zbritën Nottingham Forest - Liverpool. Vendasit bënë befasinë e madhe në mesditë, teksa fituan 1-0 me të kuqtë e Klopp. Në gol i Awoniyi në minutën e 55 vendosi ndeshjen. Një zhvillim nga goditja e lirë u shfrytëzua nga vendasit, që pas karambolit në zonë ndëshkuan Liverpool duke marrë fitoren e dytë këtë sezon dhe kthyer humbjen te skuadra nga Anfield.

Pas fitoreve me Manchester City dhe West Ham, skuadra e Klopp nuk ka mundur të mbajë kursin e fitoreve duke pësuar disfatë në transfertë. Me këtë humbje Liverpool mbetet me 16 pikë dhe momentalisht mban vendin e shtatë në Premier League angleze. Nga ana tjetër Nottingham shkon në kuotën e nëntë pikëve duke lënë fundin e klasifikimit përkohëisht, teksa pret ndeshjen e Leicester.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Liverpool bie në transfertë, Everton fiton me Crystal! Manchester City 'likuidon' Brighton, Broja protagonist në barazimin e Chelsea me United


Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21

    Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?