TIRANE - Papa Francesku, udhëheqësi i lartë i Kishës katolike, mbërriti në tokën shqiptare rreth orës 09:00. Me një pritje madhështore Shqipëria i dha mirëseardhjen Atit të Shenjtë.
Papa argjentinas, zhvilloi takimin e parë kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama i cili e priti në aeroportin e “Nënë Terezës”, për t’i shprehur drejtpërdrejtë falënderimet që pranoi ftesën personale të tij për të vizituar Shqipërinë.

Në zbatim të përpiktë të axhendës, eskorta e Papa Françeskut dhe delegacioni shoqërues u nisën drejt Tiranës, për të arrirë rreth orës 10:00 ceremoninë zyrtare pritëse në Presidencën shqiptare. A1 Report ka siguruar në mënyrë ekskluzive pamjet nga afër të makinës së Atit të Shenjtë në mbikalimin e Kthesës së Kamzës i shoqëruar nga eskorta , i ndjekur dhe nga grupi i xhirimit të A1 Report.
/Shqiptarja.com

VIDEO