Dy ish të dashuruarit e universitetit u bashkuan falë dashurisë së tyre të përbashkët ndaj Taylor Swift.
Pothuajse e lanë “në hije” yllin pas propozimit të tyre romantik në koncertin e saj në Londër.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për James Thompson, 23 vjeç, nga Epsom, Surrey, i cili i propozoi të dashurës së tij Alina Barrett, 22 vjeç, nga Cardiff, duke qëndruar pranë skenës në koncertin e fundit të Wembley.
Momenti kur James u ul në gjunjë është bërë viral, me mijëra shikime në çastin e veçantë të çiftit të “kapur” nga dashuria.
Komento