Policia e San Franciskos ka qëlluar për vdekje një shofer, i cili përplasi makinën e tij në konsullatën kineze.
Sipas BBC, të cilës shqiptarja.com i referohet personi në fjalë ka qenë duke drejtuar mjetin teksa papritur u përplas në zonën e hollit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Popullore të Kinës, e cila trajton vizat.
Menjëherë, Policia e San Franciskos shkoi në vendngjarje, duke qëlluar për vdekje shoferin me të cilën u përballën në hollin e konsullatës.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur makina tip “Honda” blu qëndron në holl, ndërsa dhjetëra njerëz po largoheshin nga ndërtesa e konsullatës.
Përmes një deklarate konsullata dënoi incidentin, duke shtuar se ai përbënte një kërcënim serioz për sigurinë e stafit të saj dhe njerëzve të tjerë në vendngjarje.
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të dhunshëm dhe rezervojmë të drejtën për të ndjekur përgjegjësinë për incidentin”, thuhet në deklaratë.
Policia tha se ka nisur gjithashtu hetimi për rastin, për të marrë informacione të tjera në lidhje me ngjarjen.
San Francisko do të presë Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor muajin e ardhshëm me presidentin kinez Xi Jinping që pritet të marrë pjesë.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Janar, 09:18
Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.1%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 1355
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vranë 37-vjeçarin në Minneapolis, pezullohen nga puna dy agjentët federalë të patrullës kufitare
28 Janar, 21:57
-
Takimi i parë me ambasadorët për vitin 2026, Begaj: Marrëdhëniet me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n janë themel i sigurisë sonë!
28 Janar, 19:38
-
Nga Kapitoli te Minneapolis, standardi i dyfishtë i dhunës shtetërore
28 Janar, 18:57
-
Izraeli kërkon rinovim të paktit ushtarak me SHBA-të
28 Janar, 18:22
-
Veton Surroi: A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?
28 Janar, 16:17
-
Turqia: SHBA të mos e sulmojë Iranin, të rifillojnë bisedimet për armët bërthamore
28 Janar, 15:54
-
‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë
28 Janar, 15:36
-
Presidenti i Iranit: Paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme nuk i sjell dobi askujt
28 Janar, 14:42
-
Dimri 'paralizon' Amerikën! 38 viktima dhe miliona pa energji elektrike
28 Janar, 13:55
-
'Koha po mbaron', Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshje për programin bërthamor ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq se i mëparshmi
28 Janar, 13:48
-
‘Është i rrezikshëm, jam i shqetësuar për gjendjen e tij psikologjike’: Pretendimi shokues që vjen pas takimit Fico-Trump në Florida
28 Janar, 13:24
-
“Ai ka armë”, CNN zbardh raportin fillestar të Departamentit të Sigurisë: Alex Pretti u qëllua nga dy oficerë
28 Janar, 12:38