VIDEO/Qeni i jep "lamtumirën
e fundit" të zotit që ndërron jetë

VIDEO/Qeni i jep e fundit" të zotit që ndërron jetë">
Një skenë prekëse ka ndodhur në një spital në Kaliforni teksa qeni i qëndron pranë pronarit të tij i cili kishte pak orë që kishte ndërruar jetë.

Ryan Jessen, vetëm 33 vjeç, vuante nga një hemoragji cerebrale nga e cila nuk mundi të shpëtojë dot.

Familjarëve, në momentet e fundit të qëndrimit me të, u është bërë një gjest për t’u admiruar nga spitali të cilët janë munduar t’i heqin sado pak dhimbjen.

Ata u lejuan të fusin brenda qenin shumë të dashur të Ryanit i cili qëndroi pranë shtratit të të zotit duke “ndjerë dhimbjen” e humbjes njëlloj si njerëzit e tij më të afërt.

Momenti emocionues është regjistruar dhe është postuar më pas në faqën e motrës së tij, Michelle Jessen, në Facebook bashkë me një mesazh emocionues për të vëllanë.

Video është hedhur edhe në Youtube nga ku arriti të klikohej mbi 10 milion herë brenda 9 ditëve. Më poshtë video në fjalë:

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)