Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, mes të cilëve një i cili tentoi të korruptonte policin me 50 euro, një tjetër i cili pasi kaloi semaforin me të kuqe tentoi të korruptojë policin me 2000 lekë, dhe 4 të tjerë pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 52 Leje Drejtimi nga të cilat:
-6 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur,
-34 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara (matur me radar),
-si dhe 12 Leje Drejtimi për shkelje të ndryshme të parashikuara nga Kodi Rrugor.
Janë vendosur gjithsej 1301 masa administrative,nga të cilat:
-200 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
-439 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,
-244 për shpejtësi tej normave të lejuara,
-12 për shkelje të semaforit,
-46 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.
Janë ndaluar me masë administrative 6 mjete autobot që shpërndanin ujë në qytetin e Tiranës.
Policia Rrugore e Tiranës njofton se edhe në ditët në vijim do vijojë punën për parandalimin dhe ndëshkimin e çdo shkelësi të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO