VIDEO/ Racizmi serb kundër shqiptarëve dhe Egnatias, zyrtari rrogozhinas 'gozhdon' trajnerin e Borac: Erdhët na fyet në tribunë, mbyllët kondicionerin në dhomën e zhveshjes

VIDEO/ Racizmi serb kundër shqiptarëve dhe Egnatias, zyrtari rrogozhinas 'gozhdon' trajnerin e Borac: Erdhët na fyet në tribunë, mbyllët kondicionerin në dhomën e zhveshjes

Xhevdet Zekaj përballet me Mladen Zizovic

ELBASAN - Egnatia dhe Borac Banja Luka (Bosnjë dhe Hercegovina) luajnë nesër në orën 21:00 në "Elbasan Arena" ndeshjen e kthimit në turin e parë të Champions League.

Dueli i një jave më parë u fitua 1-0 nga Borac, që paçka se luan në Bosnjë është një ekip me mbështetje dhe tifozeri serbe. Javën e kaluar Egnatia u përball me një racizëm të pashoq në Bosnjë, teksa ndeshja u ndërpre për më shumë se dhjetë minuta, shto këtu edhe gjykimin skandaloz.

Një ditë para duelit të kthimit në "Elbasan Arena" para medieve doli trajneri i Borac, Mladen Zizovic. Ai "u gozhdua" nga Xhevdet Zekaj, zyrtari i klubit të Egnatias që i përmendi gjithë skandalet e ndeshjes në Bosnjë dhe organizimin e dobët.

"Në tribunën VIP, presidentit tonë, mua dhe një personi tjetër, anëtari i presidencës së Borac na ka sharrë gjithë ndeshjen me Kosovën (Kosova është Serbi), duke thënë se 'është Serbi', si edhe neve personalisht. Për ju mund të jetë lojë, për ne nuk është ndeshje ajo. Po sikur ne nesër të vijmë në tribunën VIP dhe t'u themi 'Gugi gugi president', është normale?!

Tjetra, na mbyllët ajrin e kondicionuar në dhomën tonë të zhveshjes, te ju ishte në rregull. Ky është një tjetër turp. Në orën tetë pa dhjetë gjithë hoteli ynë u zgjua nga zhurma e matrapikëve dhe goditjeve. Ju nuk mund të thoni se ishte ndeshje korrekte", tha Xhevdet Zekaj.

Trajneri Zizovic nuk u përgjigj, ndërsa UEFA ka marrë masa dhe për gjykimin në "Elbasan Arena" i ka besuar italianit Maresca.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

‘Janë organizatë kriminale’, avokat Beqiri: Meta tha se kokëpalarët u vranë më ‘21 janar’

‘Janë organizatë kriminale’, avokat Beqiri: Meta tha se kokëpalarët u vranë më ‘21 janar’