Siguria ushqimore në vend mbetet një shqetësim jo i vogël për shkak të tregtimit të mjaft produkteve jashtë standardeve. Qeveria ka ndërmarrë një plan masash kryesisht për kontrollin e thertoreve dhe dyqaneve ku tregtohet mishi.
Jo pa qëllim kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh drejtuar qytetarëve që të konsumojnë produkte të kontrolluara. Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë në Facebook, e titulluar "Mish i sigurt mbron familjen tuaj", këshillohet që qytetarët të shmangin blerjen e mishit në dyqane të palicencuara.
"Dhe me këtë ftesë për të bashkuar forcat me çdo familje shqiptare në garantimin e ligjshmërisë e standardeve në tregëtinë e mishit në vend, për sigurinë dhe cilësinë që duam në tryezat tona, ju uroj një ditë të mbarë", thuhet në postimin e Ramës.
/Shqiptarja.com