VIDEO/ Rama ndan pamje nga gjimnazi 'Isa Boletini' në Vorë: Hap dyert për vitin e ri shkollor me standardet më të mira

VIDEO/ Rama ndan pamje nga gjimnazi 'Isa Boletini' në Vorë: Hap dyert për vitin e ri shkollor me standardet më të mira

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga gjimnazi “Isa Boletini” në Vlorë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se gjimnazi do të hapë dyert për vitin e ri shkollor me standartet më të mira, me 23 klasa të reja, 4 laboratorë dhe terrene sportive.

“Mirëmëngjes dhe me ndryshimin rrënjësor të gjimnazit “Isa Boletini” në Vorë, një tjetër shkollë e re që do të hapë dyert në fillimin e vitit të ri shkollor me standardet më të mira për 350 nxënës dhe mësuesit, me 23 klasa të reja, 4 laboratorë të shkencave dhe teknologjisë, terrene sportive dhe palestër moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vodhi 15 000 euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari

Tiranë/ Vodhi 15 000 euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari