Gjimnazi 'Babë Dudë Karbunara' gati për vitin e ri shkollor, Rama: Me kushte optimale për 640 nxënës e mësues (FOTO)

Gjimnazi 'Babë Dudë Karbunara' gati për vitin e ri shkollor, Rama: Me kushte optimale për 640 nxënës e mësues (FOTO)

Gjimnazi 'Babë Dudë Karbunara'

Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” në Berat është gati për vitin e ri shkollor, për të pritur me kushte dinjitoze 640 nxënës dhe mësues.

Lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku teksa ndau pamjet nga ambientet e reja, shkruan se tashmë ky gjimnaz është një hapësirë e re moderne që i shtohet qytetit.

"MIRËMËNGJES! Dhe me një tjetër shembëlltyrë të prekshme të ambicies sonë për Shqipërinë që duam, gjimnazin e rilindur "Babë Dudë Karbunara" në Berat, i cili është gati për vitin e ri shkollor me kushte optimale për 640 nxënësit dhe mësuesit, si edhe si një hapësirë e re komunitare që i shtohet qytetit, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Godina e re e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” ka kapacitete të shtuara, palestër, auditor, bibliotekë, hapësira ndihmëse dhe laboratorë në një sipërfaqe ndërtimi prej 4380 m2, si dhe do të shërbejë edhe pas orarit mësimor, si qendër komunitare.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 28/08/2024 09:50

    Shkolla ka por nuk ka nxenes.Qekur ka ikur Besa Shahini si ministre arsimi ka marre fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë