Video/ Rama: Paguani energjinë
ja ku mund të investohet nesër!

Video/ Rama: Paguani energjinë<br />ja ku mund të investohet nesër!
TIRANE - Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të paguajnë energjinë elektrike, duke theksuar se pagesa e energjisë sot do të thotë të investosh për të nesërmen. Këtë radhë përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri ka postuar një video ku tregohen se çfarë mund të ndërtohet nëse paguhet energjia elektrike.
 
Në postimin e tij shefi i qeverisë shqiptare shprehet se moti i keq i kohëve të fundit dhe mungesa e energjisë elektrike, në disa fshatra dhe qytete të vendit, ka treguar edhe një herë tjetër, gjendjen e mjeruar ku është katandisur sektori energjetik, ku sipas tij ka mbizotëruar vjedhja dhe nga ana tjetër investime të pakta.

Në këtë kuadër kryeministri Rama u bën thirrje qytetarëve që të paguajnë energjinë, ndërsa kush nuk ka lidhur ende marrëveshje, të mos humbasë ofertën lehtësuese deri në 28 shkurt.
 
 


“Të paguash energjinë sot do të thotë të investosh për nesër! Për veten dhe për vendin. Kush nuk ka lidhur ende marrëveshje, të mos e humbasë ofertën lehtësuese deri në 28 shkurt. E pamë të gjithë, thekson Kryeministri, “se si moti i rënduar i fundvitit nxorri në dukje edhe njëherë, kudo nëpër Shqipëri, gjendjen e mjerë ku është katandisur në njëzet vjet sistemi i shpërndarjes së energjisë. Si mund të ishte ndryshe pas njëzet vjetësh vjedhje pafund dhe investime me pikatore!…” shkruan kryeministri shqiptar.

Më tej Rama thekson se rikthimi në zbatim i ligjit, me pagesën e energjisë, rritjen e arkëtimeve dhe uljen e vjedhjeve në rrjet, do të sjellë një ndryshim historik. Dhe siç thekson kreu i ekzekutivit, sa më shpejt t’i jepet fund vjedhjes, do të kemi një sektor energjetik të rimëkëmbur si dhe mundësi të reja.

Për kryeministrin shuma prej 150 milionë eurosh e vjedhjes së energjisë elektrike që zgjat prej mbi 20 vjet, me rikthimin e ligjshmërisë, katoi para do të mund të investohen në arsim, shëndetësi dhe mirëqënie.

“Duke u kthyer në rrugën e ligjit, duke ulur vjedhjet, rritur arkëtimet dhe nisur investimet reale në rrjet, kemi filluar një ndryshim vërtet historik. E sa më shpejt t’i japim fund vjedhjes dhe mospagimit korrekt të energjisë, aq më parë do të kemi jo vetëm një rrjet shpërndarjeje të rimëkëmbur, po edhe mundësi të reja për investime në sektorët e tjerë”, vijon kreu i qeverisë ë postimin e tij. Më shumë për arsimin, shëndetësinë e me radhë, me paratë që deri sot kanë shkuar për të mbuluar gropën e hajdutërisë çmendurake që zgjat prej dy dekadash – Jo pak, 150 milionë Euro çdo vit! Kurajo!”, përfundon postimin e tij Kryeminstri Rama.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve