VIDEO/ Rama publikon pamjet: Investimi në rezervuarin e Arapaj, në ndihmë të fermerëve

Përmes një videoje të postuar në Facebook, Kryeministri Rama ka bërë me dije se në fshatin Arapaj të Durrësit po vijon puna intensivisht për të vënë në funksion gjatë kësaj vere rezervuarin që do t'i vijë në ndihmë të gjithë fermerëve.  

“MIRËMËNGJES, dhe me punën që vijon për të vënë në funksion gjatë kësaj vere rezervuarin e Arapaj, në ndihmë të fermerëve dhe zhvillimit të ekonomisë bujqësore të zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama, krahas videos së publikuar.

Rezervuari i Arapajt, i cili deri më tani është përfunduar në 80% të punës, do të përmirësojë jo vetëm ujitjen e tokave për fermerët, por do të shërbejë edhe për të mbledhur ujërat e kësaj zone gjatë sezonit të shirave, duke shmangur edhe përmbytjet.

 

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin