Pas mbrëmjes të së shtunës ku elektrizoi Tiranën në “Eagle Stadium”, Kanye West ka ndarë një reagim përmes rrjeteve sociale.
Në platformën X, ai ka falënderuar kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për stadiumin dhe mikpritjen.
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, shkruan reperi.
Stadiumi ku u mbajt koncerti, me kapacitet prej 60 mijë vendesh, u ndërtua posaçërisht në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës. Ditën e djeshme, artisti amerikan vizitoi edhe ambientet e kryeministrisë ku u prit nga Rama, i cili i bëri një tur në godinën e qeverisë duke i treguar pikturat, ndërsa realizuan edhe një foto me librin e shumëpërfolur, “The Albanian Files.”
Ndërsa koncerti, i cili u mbajt mes polemikash pasi qeveria investoi 4.3 milionë euro në momentin e fundit, mblodhi fansa nga 80 vende të botës.

Komente










