TIRANE - “Sot shpresojmë të jemi para Danimarkës, se të dytët pas Gjermanisë s’kemi qenë ndonjëherë.” Me këtë batutë kryeministri Edi Rama ka mbyllur fjalimin e tij në konferencën me temë “Letërnjoftimi, siguria juaj për shërbimet elektronike”, duke iu referuar supersfidës së sotshme Shqipëri-Danimarkë.
Faktit nëse pasaportat shqiptare do të jenë ndër më të sigurtat në botë, kryeministri i është përgjigjur me humor, duke shprehur në të njëjtën kohë dëshirën për fitore ditën e sotme të kombëtares sonë.
Veç kësaj, shefi i qeverisë, ka ironizuar edhe paraardhësin e tij Sali Berisha, kur ky i fundit deklaronte se vendi ynë ishte i dyti pas Gjermanisë, sa i përket aspektit ekonomik.
“Unë e kam të vështirë krahasimin me botën, dhe as do jemi ndonjëhëer të dytët ndaj Gjerminiasë, por shpresoj sot të jemi të parët para Danimarkës.” u shpreh Rama
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO