TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka lënë mbledhjen e qeverisë për të takuar studentët e Fakultetit Gjeologjik të cilët protestonin para godinës së kryeministrisë. Ai ka zgjedhur t’i sqarojë drejtëpërdrejtë se nuk ka asnjë vendim qeverie që i largon ata nga godina e fakultetit për të vendosur aty Gjykatën e Lartë. Rama tha se ka një projekt të ri për të akomoduar në ato ambiente edhe këtë institucion te drejtesise, andaj sipas tij protestat nuk qëndrojnë. Rama tha se mësimi i studentëve duhet të vazhdojë normalisht në godinën aktuale të Fakultetit të Gjeologji-Minierave, ku kane vijuar studimet deri me tani pasi nuk ka asnjë urdhër për të liruar ambientet e fakultetit.
Sipas vendimit të qeverisë Gjykata e Lartë do të vendoset në godinën e Shkollës së Magjistraturës e cila ndodhet në Fakultet, dhe nga marrja e ketij vendimi me 6 nentor nxenesit kane protestuar cdo dite kunder ketij vendimi.
Por biseda me protestuesit nuk ka qenë e lehtë për kreun e qeverisë, pasi është përballur me thirrjet e të rinjve të cilët nuk kanë dashur të dëgjojnë fjalën e tij por të protestojnë.
/Shqiptarja.com

VIDEO