Reagimet e fëmijëve kur prindërit vendosin dhuratat poshtë Pemës së Krishtlindjeve nuk kanë çmim, por reagimi i këtyre vogëlushëve në video, kur prindërit i vendosin një vëllaçko të vogël poshtë pemës do t’ju bëjnë të përloteni.
 
Familja Solstad nga Teksasi adoptoi një djalë të vogël të quajtur Nathan në fillim të këtij muaji dhe i thanë fëmijëve që kishin bërë pazaret e Krishtlindjeve dhe dhurata e tyre po priste poshtë pemës.
 
Vajzat e vogla mbeten pa fjalë nga entuziasmi dhe qajnë pa zë nga emocionet kur prezantohen me vëllain e tyre të vogël. Fotoja e djalit të vogël i mbështjellë poshtë pemës duket si kartolinë dhe entuziasmi që kjo surprizë solli për familjen Solstad e plotëson panoramën në mënyrë të përkryer.