Nora Istrefi ka postuar në Instagram videon më të adhurueshme të vajzës së saj, që me siguri do t'ju 'shkrijë' zemrat të gjithëve. Kur vjen puna tek ninullat, këngëtarja 29-vjeçare e ka edhe më të thjeshtë nisur nga profesioni që ushtron.

Në përpjekje për të vënë në gjumë vogëlushen Renee, Nora ka zgjedhur t'i këndojë baladën e Beyonce të titulluar "Broken Hearted Girl" dhe reagimi i vajzës së saj 4-muajshe nuk ka çmim!

Me një buzëqeshje të ngjashme me atë të babait, Robertit e me sytë si bajame, bukuroshja e vogël duket se e ka shijuar shumë performancën e së ëmës, pasi ka nisur të qeshë e të përkëdhelet.

Dhe në fakt me një familje muzikantësh, nuk do të ishte aspak e habitshme sikur vajza e Norës të kishte 'dell' për muzikën, si prindërit dhe tezja e saj.
 

Goodnight everyone

A video posted by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)