VIDEO/ Real Betis prek Europën, Muriqi s'e ndihmon dot Mallorcën! Bilbao pa mëshirë kundër Valencias
La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 21. Këtë të shtunë u zhvilluan tre duele. Almeria humbi në shtëpi 2-3 me Real Betis, ndërsa Sevilla mori tri pikë kundër Mallorcas me fitoren 2-0.
Festa e Bilbao-s
Redaksia 11 Shkurt 2023, 22:55 | Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 22:56
La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e 21. Këtë të shtunë u zhvilluan tre duele. Almeria humbi në shtëpi 2-3 me Real Betis, ndërsa Sevilla mori tri pikë kundër Mallorcas me fitoren 2-0. Në 21:00 Valencia 1-2 me Athletic Bilbao. Valencia kështu është në zonën e ftohtë të klasifikimit.
Në stadiumin "Roman Sanchez Pizjuan", Sevilla fitoi 2-0 me Mallorcan për javën e 21 në La Liga. Vendasit e Sampaolit rikthehen te fitorja dhe lënë zonën e ftohtë të renditjes. Golat për vendasit u shënuan nga En Nesyri në minutën e 28 dhe Gil në të 40 minutë. Megjithëse për 90 minuta në fushë, Vedat Muriqi nuk mundi t'i japë një dorë të tijvë në transfertë. Me 24 pikë, Sevilla shkon në vendin e 12-të, teksa Mallorca me 28 pikë qëndron në vendin e 10-të.
Në stadiumin "Mediterraneos", Almeria humbi 2-3 në shtëpi me Real Betis. Skuadra nga Sevilla tregoi forcë më të madhe, duke shënuar tre gola në një fushë të vështirë. Rodri, Guardado dhe Canales shënuan te Betis, ndërsa Suarez dhe Costa për vendasit.
Valencia 1-2 Athletic Bilbao (Castillejo 17' / Williams 30', Sancet 72')
Renditja:
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
VIDEO/ Muriqi 90 minuta në fushë, Mallorca bie në Sevilla