Reperi amerikan Kanye West ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e djeshme për koncertin që pritet të mbledhë rreth 60 mijë spektatorë.
Gjithçka është gati. Stadiumi është ngritur enkas për eventin, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të dekadës. Reperi ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme prova gjeneralë në skenë, me një glob gjigant, element që lidhet drejtpërdrejt me simbolikën që Kanye West ka përdorur në turet e tij më të famshme në botë.
Disa fansa të huaj e kanë pritur këngëtarin dhe producentin amerikan me ovacione, ndërsa ai po futej në hotelin ku po qëndron në kryeqytet.
Hyrja në "Eagle Stadium" ku do të zhvillohet koncerti nis prej orës 18:00, ndërsa shfaqja pritet të nisë pas orës 20:00. Të huaj nga 80 vende të botës kanë prerë bileta për të ndjekur performancën e Kanye West në Tiranë.
Komente









Ngjarje historike per shqipot dhe Shqiperine!
PërgjigjuPo me kujton kohen kur erdhi James Baker ne Tirane or teeeejjjjj