VIDEO/Report TV risjell historinë 
e grushtit të shtetit të vitit 1998

VIDEO/Report TV risjell historinë <br />e grushtit të shtetit të vitit 1998
19 vite pas tentativës për grusht shteti në Shqipëriu, asnjë person nuk është dënuar. Në 14 shtator 1998 mijëra persona tentuan të marrin me forcë Kryeministrinë, e cila drejtohej nga Fatos Nano, ndërkohë që Prokuroria në vitin 2007 pushoi hetimet duke mos ccuar në gjyq asnjë person.

Prokuroria vendosi arkivimin "kryengritjes" së 14 shtatorit 1998, duke e cilësuar ngjarjen si një krim i zakonshëm, "vjedhje me armë" e mbetur, pa autor. Fillimisht për grushtin e shtetit u akuzuan dhjetra persona, me styre edhe Sali Lusha, Izet Haxhia, Dem Dollapi, Kliton Dobrani, Myftar Lumneshi dhe N.N.ish-agjenti jugosllav, por më pas akuza u pushua.

Report TV risjell historinë e tentativës për grusht shteti nga opozita e atëhershme, e cila drejtohej nga Partia Demokratike. 

Vrasja e deputetit Azem Hajdari mbrëmjen e 2 shtatorit 1998, në qendër të kryeqytetit vetëm pak metra nga selia e Partisë Demokratike, ngjalli tension të madh në vend, pasi Partia Demokratike akuzoi qeverinë e kohës si të përfshirë në këtë vrasje, duke akuzuar madje edhe kryeministrin e atëhershëm, Fatos Nano.

Vetëm dy ditë më pas, në kohën që po dërgohej në varreza arkivoli që mbante brenda Azem Hajdarin, turma e irrituar fillon protestën masive duke u nisur në drejtim të kryeministrisë. Për pak minuta kjo ndërtesë u pushtua nga protestuesit që transformuan varrimin në një "grusht shteti" të asaj kohe, duke thyer, djegur e plaçkitur.

Turma njerëzish pushtuan kryeministrinë, Radio Televizionin Shqiptar, dhe disa institucione tjera, duke kërkuar largimin e kryeministrit Fatos Nano nga qeveria dhe gjetjen e autorëve të vrasjes.

Turmat e armatosura madje morën edhe disa prej tankeve të Gardës së Republikës, që kishin dalë për të vendosur rendin në Tiranë, pas pushtimit të institucioneve.

Pas datës 18 tetor 1998 gjendja u qetësua, duke u arrestuar një grup i madh personash të cilët më pas përfunduan në gjyq vetëm 28 prej tyre, të cilësuar si organizator të kësaj "Kryengritjeje".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin