Rey Manaj është rikthyer sërish protagonist me Sivasspor në Superligën e Turqisë. Për raundin e 32-të, skuadra e sulmuesit të Kombëtares fitoi 0-1 në udhëtim kundër Trabzonspor.
Në "Papara Park" vendosi goli i Menig në minutën e 52. Në këtë realizim protagonist ishte Rey Manaj, që dribloi disa rivalë dhe pasoi bukur për shokun e skuadrës.
Edhe pse jo favoritë, Sivasspor siguroi tri pikë dhe ngjitet në vendin e shtatë. 20 golat e Rey Manaj (16 në kampionat dhe katër në Kupë) kanë qenë deçiziv për ekipin e tij. Veç realizimeve, Manaj gjeti edhe asistin e parë këtë sezon.