Rey Manaj ishte protagonist absolut në fitoren dramatike të Al Sharjah 4-3 ndaj Al Gharafa në Champions League e Azisë. Sulmuesi i Kombëtares realizoi dy gola vendimtarë, duke i dhënë skuadrës fitoren në fund.

Al Gharafa kishte kaluar në avantazh të dyfishtë, por Manaj ngushtoi diferencat në minutën e 60-të. Fillimisht gaboi nga penalltia, por shfrytëzoi topin e kthyer dhe shënoi, për t’i dhënë ekipit shpresë. Vetëm dy minuta më pas, Camara barazoi rezultatin në 2-2. Joselu riktheu ekipin nga Katari në avantazh me golin e tij të dytë personal, por në minutën e 91-të Manaj i mahniti të gjithë me një supergol nga goditja e dënimit, duke barazuar shifrat në 3-3.

Në fund, Igor Coronado shënoi për përmbysjen e madhe 4-3, duke i dhënë fitoren Al Sharjah. Me dopietën e fundit, Manaj ka shënuar gjithsej tre herë me fanellën e ekipit të ri, duke treguar se është përshtatur menjëherë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?