VIDEO/ Rikthehet Adele me
"Hello", romantikët të mbajnë lotët

VIDEO/ Rikthehet Adele me<br />
Këngëtarja britanike Adele, ka publikuar ditën e sotme këngën e parë pas një periudhe pushimi gati 4-vjeçare. Kënga e titulluar "Hello" është shoqëruar nga një klip, me aktore protagoniste vetë artisten dhe ka marrë rreth 500,000 klikime vetëm në orët e para të publikimit në YouTube.

Komentet kanë qenë të pafundme nga të gjithë adhuruesit e 27-vjeçares. Kjo e fundit është rikthyer fuqishëm dhe në formë fizike dukshëm të përmirësuar, pasi siç është shprehur në intervista të ndryshme, pas lindjes së djalit 3-vjeçar, ka ndryshuar regjim.

"Hello" u transmetua sot në mëngjes për herë të parë në Radio One. "U çova në mëngjes dhe iu drejtova kutizës magjike (radios), e bindur për çfarë më pret pas publikimit të këngës"- tha Adele në Twitter, ndërsa shtoi me humor: "Ah se harrova, shijova edhe një picë para transmetimit". 

Të gjithë ata që e kanë dëgjuar baladën, kanë thënë se këngëtarja britanike Adele nuk e harron dot ish-të dashurin edhe pse tashmë jeton krah Simon Koneckit. Kënga e re e Adele është e trishtë dhe teksti përmban fjalë të një dashurie të vjetër, që këngëtarja nuk e hedh dot pas krahëve.

Kjo është kënga e parë që Adele sjell për publikun pas suksesit me kolonën zanore të James. Këngetarja po punon për albuimin e saj të tretë të cilin do ta publikojë në 20 nëntor.  
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes