Serie A është në javën e 14-të. Të mërkurë u zhvillua disa nga ndeshjet e këtij raundi, me Romën që u ndal 1-1 nga Sassuolo në Reggio Emilia. Në duelin tjetër, Lecce befasoi Atalantën duke e mundur 2-1 në "Via del Mare". Në Firenze, Fiorentina fitoi 2-1 me përmbysje kundër Salernitanës, teksa Inter fitoi 6-1 me Bolognan. Zikaltërit 'shkërmoqën' miqtë, me skuadrën e Inzaghi që harroi humbjen me Juventus. Në Torino vendasit fituan 2-0 me Sampdorian, duke zhytur dorianët në fund.
Në "Mapei Stadium" Sassuolo dhe Roma barazuan 1-1 për javën e 14 në Serie A. Skuadra e Mourinho nuk ia del në ndeshjen e dytë që të rikthehet te pikët e plota, teksa pas humbjes me Lazion merr një barazim në transfertë. Ndeshja u hap me golin e Abraham në minutën e 80 të ndeshjes. Kur dukej se dueli po fliste për verdhekuqtë, Pinamonti në të 85 minutë shënoi golin e barazimit. Pas 14 ndeshjeve Roma me 26 pikë mban vendin e pestë, teksa Sassuolo me 16 pikë pozicionohet në vendin e 13-të.
Në "Via del Mare", Lecce e trajnerit Baroni fitoi 2-1 me Atalantën duke bërë surprizën e javës. Vendasit shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, me Baschirotto që në të 27 minutë hapi ndeshjen. Në të 29 minutë Di Francesco gjeti golin e dytë për Leccen. Minuta e 40 solli golin e Zapata te Atalanta, me rezultatin që nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Atalanta me 27 pikë qëndron e katërta në renditje, teksa Lecce merr fitore shprese duke u renditur në vendin e 16 me 12 pikë.
Rezultatet:
Lecce 2-1 Aalanta
Sassuolo 1-1 Roma
Fiorentina 2-1 Salernitana
Inter 6-1 Bologna
Torino 2-0 Sampdoria
Renditja:
Në "Giuseppe Mezza" Inter fitoi 6-1 me Bologna-n për javën e 14-të në Serie A. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Lykogianis në të 22 minutë, me Interin që shnëoi më pas me Dzeko, Dimarco dhe Martinez për të përmbysur ndeshjen qysh pjesën e parë. Në të dytën Dimarco për dopietën personale, Calhanoglu dhe Gosense dërguan shifrat në 6-1. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e katërt, teksa Bologna mbetet e 13 me 16 pikë.