Al Ittihad fitoi 1-0 me Al Nassr në derbin e Arabisë Saudite në futboll. Për javën e 20-të të kampionatit, skuadra e Cristiano Ronaldos humbi minimalisht në transfertë, duke lënë edhe kreun e klasifikimit.

Një gol nga Romarinho në minutën e 80-të vendosi ndeshjen, teksa Ronaldo s'i ka mbajtur nervat. Me fërshëllimën e trefishtë të arbitrit, CR7 është parë nervoz në hyrje të dhomave të zhveshjes, duke ia nxjerrë inatin shisheve të ujit.

Al Ittihad me 47 pikë mban vendin e parë, teksa Al Nassr me 46 pikë ndodhet në vendin e dytë. Tanimë mediet kanë nisur me kritikat për Ronaldon, që ishte në krye të sulmit për të tijtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?