Një gjest shumë i bukur nga ana e tifozëve në Anfield pas vdekjes së njërit prej binjakëve të porsalindur të Cristiano Ronaldos. Në takimin që po luhet mes Liverpool dhe Manchester United në minutën e shtatë të takimit të Premier League, tifozët vendas, ashtu edhe ata miq, janë solidarizuar me CR7.
Ata duartrokitën për plot një minutë dhe u ngritën në këmbë, teksa këndohej “Ti kurrë nuk do jesh vetëm”.