Në stadiumin "Arechi" në Salerno, vendasit e Salernitanës fituan 2-1 me përmbysje kundër Lazios, për të marrë tri pikët e para këtë sezon. Vendimtar në këtë përballje ishte një ish si Candreva, që shënoi me një perlë golin e fitores. Sfida do hapej në minutën e 43-të nga Immobile, që kaloi Lazion në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë Salernitana barazoi me Kastanos në të 55 minutë. Trajneri Sarri forcoi mbrojtjen dhe në minutën e 62 në fushë u hodh edhe Hysaj. Duhej perla e Candrevas në të 66 minutë që Salernitana të bënte përmbysjen e madhe dhe të merrte tri pikët e para këtë sezon, me festën që ishte legjitime edhe nga trajneri Pippo Inzaghi. Lazio me 17 pikë mban vendin e dhjetë, ndërsa edhe pse në vendin e fundit Salernitana me tetë pikë barazon Veronën.