VIDEO/ Babagjyshi 'surprizon' trafikanët, si u maskua policia për të shkatërruar bandën e drogës

VIDEO/ Babagjyshi 'surprizon' trafikanët, si u maskua policia për të shkatërruar bandën e drogës

Një grup oficerësh nga Peruja, njëri prej të cilëve ishte maskuar si Santa Claus për të kaluar “pa u vënë re”, shkatërroi një bandë trafikantësh droge në një qytet në veri të Limës.

Prej disa kohësh, policia ka shpërqendruar shpesh kriminelët e dyshuar me maskime dhe operacione të kryera në data të veçanta.

Një agjent i veshur me kostumin e Santa Claus theu derën e shtëpisë me një çekiç dhe arrestoi një prej të dyshuarve.

Oficerët e policisë surprizuan dy person që po shisnin marijuanë në një shtëpi në Urale, raportojnë mediat e huaja.

“Oficeri u vesh si Santa Claus për të kaluar pa u vënë re në këtë lagje të rrezikshme. Ai nuk hyri nga oxhaku, por nga dera. Strategjia jonë ka qenë e suksesshme”, u tha gazetarëve koloneli Walter Palomino, kreu i njësisë së narkotikëve të policisë peruane.

Në total u sekuestruan 600 doza kokaine, 159 thasë marijuanë dhe 31 thasë të tjera hidroklorur kokainë, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/12/2023 03:41

    Kur jeta imiton artin dhe anasjelltas.Pamje qe te kujtojne /French connection/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI