Të kesh qenë e lidhur me Justin Bieber normalisht që ka pasojat e saj. Selena Gomez, nga ajo vajza e brishtë që betohej për virgjëri deri në martesë, po nxjerr gjithnjë e më shumë në pah anën 'e errët' të saj.

Artistja ka publikuar klipin më të ri "Hands To Myself", që për arsye shumë të dukshme është klipi më i nxehtë i saj. Selena shfaqet shumë sensuale, e veshur me të brendshme seksi që theksojnë asetet dhe fshehin defektet e vogla në fizikun e saj, ndërsa ëndërron për dikë.

Djali në video është modeli Christopher Mason, fotoja e të cilit u publikua në Instagramin e Selenës vetëm pak ditë më parë, veprim ky që u cilësua si tentativë për 'hakmarrje' ndaj Justin Bieber, që poston shpesh fotot e 'shënjestrave' të tij në Instagram.

Një gjë është e sigurtë, 23-vjeçaren nuk e keni parë asnjëherë kështu!