VIDEO sensibilizuese nga Report Tv: Ruani veten, të afërmit dhe gjithë shoqërinë. Bashkë mund t'ia dalim!

Report Tv sjell një video sensibilizuese për të gjithë shqiptarët dhe kujdesin që duhet treguar në këto ditë të vështira që vendi ynë po kalon nga situata e COVID-19.

Një video që kërkon ndërgjegjësimin e të gjithëve, për të ruajtur distancën, për të mos i dhënë duart njëri-tjetrit, për të shmangur kontaktet me persona të shumtë, dhe mbi të gjithë për të respektuar rregullat e higjienës.

Mos prekni me duar pjesë të fytyrës, hundën e sytë, lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda, dezinfektoni vazhdimisht ambientet ku qëndroni, ushqehuni shëndetshëm dhe qëndroni në shtëpi pranë njerëzve tuaj të zemrës. Vetëm kështu mund të ruajmë veten, njerëzit e afërt dhe gjithë shoqërinë. Bashkë mund t'ia dalim.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)