La Liga në Spanjë është në javën e 14-të. Almeria fitoi në shtëpi minimalisht 1-0 me Getafen me gol të Leo Baptistao në minutën e 26, teksa Sevilla u mposht 1-2 nga Real Sociedad. Në Barcelonë, Espanyol u mund 0-1 me Villareal. Autogoli i Lecomte në minutën e 64 vendosi ndeshjen, teksa te vendasit Keidi Bare luajti për 81 minuta.
Në "Ramon Sanchez Pizjuan" Sevilla humbi 1-2 me Real Sociedad. Në shtëpi skuadra e Sampaolit nuk po gjen dot ritmin këtë sezon, duke marrë humbjen e shtatë të 14 javë. Veç pikëve, trajneri nuk do ketë gati as Rakitic dhe Nianzou pas ndëshkimit me karton të kuq. Dueli do hapej nga Sociedad në minutën e 20 të ndeshjes nga Sorloth, teksa Mendez në të 36 dërgoi shifrat në 0-2. Mir në fundin e pjesës së parë shënoi për të hapur ndeshjen, me pjesën e dytë që nuk prodhoi gola. Sevilla mbetet me 11 pikë në vendin e 17-të, teksa Sociedad me 26 pikë merr vendin e tretë në La Liga.
Mallorca dhe Atletico Madrid luajnë për javën e 14 në La Liga. Ndeshja e "Estadi Mallorca" u zhbllokua pas vetëm 16 minutash nga Vedat Muriqi. Sulmuesi shqiptar i vendasve përfitoi nga pasiguria e Oblak, për të shënuar golin e tetë sezonal në La Liga. "Pirati" i Mallorca po tregon nivel të lartë loje, teksa pas Real Madrid i shënon edhe skuadrës së Simeones.