Besa dhe Skënderbeu barazuan 0-0 për javën e 12-të në Kategorinë e Parë. Në stadiumin "Shkumbini" të Peqinit, kavajasit dhe korçarët nuk ia dolën ta dërgonin topin në rrjetë paçka rasteve të shumta në fundin e ndeshjes. 90 minutat kanë prodhuar edhe tension, me Ramillin te Besa që ka lënë të tijtë me një lojtar më pak në minutën e 90+1.
Sekondat e fundit prodhuan edhe një pamje aspak të bukur, me lojtarët që u përplasën mes tyre. Një pretendim i sulmuesit të Skënderbeut, Abdul, për faull në zonën e Besës nuk është konsideruar nga Indrit Myrtja, me arbitrit që akordoi prekje me dorë nga sulmuesi i korçarëve.
Sa i takon sfidës, 90 minutëshi ka qenë i luftuar teksa rastet më të mira ishin në fundin e ndeshjes për korçarët. Abdul, Vecaj dhe Liço shpërdoruan tre raste të pastra, me portierin Moura që i jep kështu një pikë Besës duke mbajtur katërkëndëshin të paprekur.
Pas 12 javësh Skënderbeu me 20 pikë renditet në vendin e tretë, teksa Besa me 19 pikë në vendin e katërt. Nesër në 12:00 dhe 13:00 zhvillohen edhe ndeshjet e tjera të Kategorisë së Parë.
Përplasja në fundin e ndeshjes:
Rastet e humbura:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
13.7%
-
Jo
81.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Me një të rënë të lapsit, shkrihet zyrtarisht KF Luftëtari! 'Zhduken' 100 vite histori në Gjirokastër
27 Janar, 08:36
-
VIDEO/ Ndodh në Kategorinë e Parë, gardiani i Ilirisë hap portën në shenjë proteste për 11 metërshin
24 Janar, 16:05
-
Kupa e Shqipërisë/ Tiranës dhe Bylisit i duhen 120 minuta lojë, në çerekfinale edhe Dinamo e Partizani! Sot luhen katër takime të tjera
10 Janar, 09:41
-
'Presim edhe 2-3 koka', trajneri Nuhiu para Skënderbeut: Xhixha dhe Ernest kanë cilësi
9 Janar, 10:52
-
FSHF akordoi 3 milionë euro, si ndahen shumat në Superligë dhe Kategorinë e Parë për çdo klub
24 Dhjetor 2025, 10:12
-
Kategoria e Parë/ Mbyllet ndeshja 'që zgjati katër ditë', Burreli mposht 0-1 Korabin mes tensionit në Peshkopi
23 Dhjetor 2025, 15:16
-
Trajneri Ditmar Bicaj jep dorëheqjen nga ekipi i Lushnjës
23 Dhjetor 2025, 12:49
-
Kategoria e Parë/ Skënderbeu fiton 0-1 në Kukës dhe 'prek' Superligën, Besa 'thyen' 3-1 Ilirinë! Shtyhet Korabi - Burreli
21 Dhjetor 2025, 15:33
-
Mjegulla e dendur 'pushton' Dibrën, shtyhet për herë të dytë ndeshja Korabi - Burreli
21 Dhjetor 2025, 13:01
-
Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë, anulohet ndeshja Korabi - Burreli
20 Dhjetor 2025, 14:09
-
2026 është vit zgjedhor për futbollin, FSHF 'zgjidh qesen' dhe shpërndan 3 milionë euro për klubet e Superligës dhe Kategorisë së Parë
20 Dhjetor 2025, 09:57
-
Skënderbeu 'merr hak', mposht 0-2 Ilirinë në 'Elbasan Arena' dhe thellon diferencën me ndjekësit e Laçit
17 Dhjetor 2025, 15:32