TIRANE-Një sherr mes tre të rinjve ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Përplasja e dy makinave tip Audi dhe Benz ka bërë që shoferët të dalin nga makina dhe të përleshen me njëri-tjetrin.

Në pamjet e siguruara nga Report TV dallohet shoferi R.S i cili futet në makinë pas sherrit. Policia i ka shoqëruar të tre në komisariat.

Fillimisht kanë qenë dy të rinjtë me makinën tip Audi që kanë shkuar dhe kanë qëlluar shoferin e makinës Benz me inicialet R.S. Pikërisht ky i fundit u është përgjigjur, duke i qëlluar disa herë dy djemtë e tjerë. Pavarisht se një oficer policie ka shkuar pranë vendit të ngjarjes, dy të rinjtë e dhunuar nuk janë ndalur me kaq, por kanë shkuar përsëri të qëllojnë shoferin R.S, madje kanë qëlluar dhe oficerin e policisë.

Por edhe në këtë rast R.S i ka qëlluar përsëri, duke i shkaktuar dëmtime në trup njërit prej të rinjve. Nga nervozizmi dy djemtë kanë filluar të godisin makinën Benz të R.S dhe ky i fundit ka nxjerrë një thikë për t’i trembur dhe ende nuk dihet nëse e ka përdorur.

Rezultati përfundimtar i sherrit, drejtuesi me Benz rrahu dy të rinjtë me Audi dhe të tre përfunduan në Komisariat.

(d.b/dy.b/dhqiptarja.com)