Video/ Shkup, djali 8 vjeçar i
inspektorit të policisë nget X5 

Video/ Shkup, djali 8 vjeçar i<br />inspektorit të policisë nget X5 
Vetëm 8 vjeç nipi i kryetarit të komunitetit mysliman ne Maqedoni nget një makinë BMW X5.

Sipas CNN në rubrikën Ireport videoja është postuar në rrjetin social Facebook nga babai i të miturit ku veç të tjerash shihet se gjatë kohës që ai drejton mjetin në rrugë ka edhe fëmijë të tjerë duke luajtur.

Videoja është postuar edhe në portalin e televizionit Koha në Maqedoni ku thuhet se Sulejmani i vogël 8 vjeçar i tregon si mjet identifikimi policisë kartën e identitetit të të atit Zeglul Rexhepi i cili punon si inspektor në Ministrinë e Punëve të Brëndshme. Duket mjaft i frikshëm fakti se si një punonjës policie shkel ligjin së pari duke rrezikuar jetën e fëmijës së tij e më pas të qytetarëve të tjerë.


 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim