Në këtë video amatore mund të dallohet qartazi pakujdesia e shoferit të autobuzit, i cili ndërkohë që është duke kaluar një kthesë në një nga akset rrugore më të vështira siç është Llogaraja, vijon të komunikojë në telefonin e tij duke rrezikuar jetën e pasagjerëve dhe gjithashtu të tijën.

Shihet qartë sesi shoferi i autobusit të nisur nga Pogradeci është duke i dhënë mjetit vetëm me një dorë, ndërkohë poshtë tij shohim humnerën.

Kjo video është publikuar në rrjetin social Facebook dhe komentues të ndryshëm gjithashtu të pranishëm gjatë këtij udhëtimi, të cilët janë shprehur se shoferi jo vetëm që nuk e ka “kuptuar gabimin”, por i bezdisur i është kthyer se pasagjerët edhe mund të zbrisnin nga automjeti.
 
 
 


Redaksia Online