POLONI - Një episod me ngarkesë të lartë emocionale dhe politike ndodhi përpara fillimit të ndeshjes mes Oleksandryia (Ukrainë) dhe Partizanit të Beogradit (0-2), e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League, zhvilluar të enjten.
Futbollistët e skuadrës ukrainase refuzuan të shtrëngonin duart me lojtarët serbë, duke qëndruar në heshtje dhe të mbështjellë me flamujt e Ukrainës, ndërsa serbët kaluan përpara tyre.
Ky gjest i pazakontë, por i qëllimshëm, erdhi si shprehje proteste ndaj pjesëmarrjes së Partizanit të Beogradit në një turne futbolli të zhvilluar në Rusi, një vend që Ukraina e konsideron agresor, në kuadër të konfliktit të përgjakshëm që ka prekur rëndë vendin që prej vitit 2022.
Trajneri i Oleksandryias, Kiril Nesterenko, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, ishte i drejtpërdrejtë në qëndrimin e klubit ukrainas.
“Dua të falenderoj ushtarët tanë që na mundësojnë të jemi këtu dhe të përfaqësojmë vendin tonë. Rusia është agresore. Ne nuk mbështesim klubin e Partizanit të Beogradit në asnjë mënyrë për shkak të pjesëmarrjes së tyre në një turne në Rusi. E konsiderojmë këtë si një akt armiqësie.”
Ky reagim i ashpër i skuadrës ukrainase nuk është thjesht simbolik, ai pasqyron tensionet e thella politike që vijojnë të përshkojnë edhe botën e sportit evropian.
Për Oleksandryian aktivizohet edhe shqiptari Tedi Cara, i cili siguroi minuta në këtë sfidë me ngarkesë të veçantë, si në aspektin sportiv ashtu edhe emocional. Ndeshja u zhvillua në Katowice të Polonisë, në një ambient neutral për shkak të pamundësisë së klubeve ukrainase për të luajtur në territorin e tyre.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Mars, 23:04
Play-off i Botërorit, mendoni se Shqipëria do e kalojë Poloninë?
-
Po
55.1%
-
Jo
33.1%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 1361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE/ Arbër Hoxha kalon në avantazh Kombëtaren, shmang portierin dhe ndez festën kuqezi! Poloni 0-1 Shqipëri në Varshavë, Bajrami gabon rastin e artë
26 Mars, 16:00
-
Sfida Shqipëri–Poloni/ Fierakët tregojnë ‘zemrën’ kuqezi, fasada e një godine mbulohet me flamurin kombëtar (VIDEO)
26 Mars, 14:51
-
Sot ndeshjet e Shqipërisë e Kosovës për play off-in e Botërorit, Rita Ora u uron fat: Shkruani historinë!
26 Mars, 10:07
-
Sot ndeshja historike, ëndrra e Kombëtares për Botërorin amerikan kalon nga Polonia, ish-futbollisti: Do e ndëshkojmë ekipin polak që në fillim
26 Mars, 09:53
-
Sot ndeshja historike kundër Polonisë, trajneri Sylvinho dërgon tre futbollistë në tribunë! Jashtë edhe Jasir Asani
26 Mars, 08:40
-
'Kam dy muaj që nuk fle', Sylvinho: Polonia s'ka vetëm Lewandowskin, Shqipëria ime është rritur shumë
25 Mars, 17:01
-
'Çdo fjalë e imja po përgjohet nga Sylvinho', Jan Urban: Shqipëria na ka shkaktuar gjithmonë shumë probleme
25 Mars, 16:49
-
VIDEO/ Nis rrugëtimi për ëndrrën e madhe të Kupës së Botës 2026, Kombëtarja e futbollit mbërrin në Varshavë
25 Mars, 10:50
-
Shiten të gjitha biletat, 3 mijë shqiptarë do jenë në 'PGE Arena' të Varshavës për play-off-in e Kupës së Botës 2026
25 Mars, 10:28
-
Rrezik përplasje mes huliganësh dhe pijet alkoolike, Polonia njofton planin e masave për tifozët shqiptarë në Varshavë
24 Mars, 12:23
-
Kupa e Botës/ Fusha e bërë enkas për Shqipërinë, Polonia ‘ndihmë’ nga jashtë për të mposhtur kuqezinjtë! Brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares në Varshavë (VIDEO)
24 Mars, 10:10
-
Lista/ Polonia me vetëm tre sulmues kundër Shqipërisë, veterani Lewandowski pjesë e ekipit! 25 emrat e thirrur nga trajneri Jan Urban
20 Mars, 16:23
Ky eshte komb. Bravo ju qofte. Kurse ne jemi legena. I presim Serbet si me qene miqtr tane.
Përgjigju