VIDEO/ 'Shuplakë' ndaj Auxerre, PSG këtë sezon është e pandalshme

VIDEO/ 'Shuplakë' ndaj Auxerre, PSG këtë sezon është e pandalshme

Kylian Mbappe

PSG fitoi 5-0 me Auxerre këtë të diel për javën e 15 në Ligue I të Francës. Kryeqytetasit e Galtier u treguan të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit, duke zhbllokuar ndeshjen qysh në minutën e 11 me Kylian Mbappe. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e ngushtë të vendasve në "Parc de Princes", teksa në 45 minutat e dyta do shënoheshin katër gola të tjerë.

Fillimisht Carlos Soler në minutën e 51, Hakimi në të 57, Sanches në minutën e 81 dhe Ekitike në minutën e 84 do vendosnin rezultatin 5-0. PSG duket se ka marrë diktatin e kampionatit, duke kryesuar me 41 pikë, pesë më shumë se Lens i vendit të dytë. Auxerre me 13 pikë qëndron në vendin e 16-të.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ PSG vendos diktatin në Francë, 5 gola në 'Parc de Princes'! Marseille fiton në Monaco mes 5 golash


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim

21 janari, Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, ka prova të reja që do dalin nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim