VIDEO/ 'Shuplakë' nga Arsenal, 'Topçinjtë' marrin kreun e Premier League! Fitorja shkon për Pablo Mari

VIDEO/ 'Shuplakë' nga Arsenal, 'Topçinjtë' marrin kreun e Premier League! Fitorja shkon për Pablo Mari

Festa e Arsenal

Arsenal fitoi 5-0 me Nottingham Forest në "Emirates". Dueli u hap shpejt në Londër, me Martinellin që shënoi qysh në minutën e pestë të ndeshjes, duke ia dedikuar golin Pablo Mari, mbrojtësit të Arsenal që u huazua te Monza dhe pak ditë më parë mbeti i plagosur nga sulmi me thikë pranë Milanos.

Me lojën nën kontroll, djemtë e Arteta vijuan të shënonin katër herë në pjesën e dytë. Nelson në minutat 49 dhe 52 realizoi dopietën personale, teksa Partey në të 57 shënoi një supergol. Do duhej Odegaard që në të 78 të vuloste rezultatin. Edhe pse nuk shënoi, Jesus dhuroi dy asiste për golin e tretë dhe pestë, teksa në fushë për 76 minuta ishte edhe Xhaka. Me 31 pikë Arsenal kryeson Premier League me dy pikë më shumë se Manchester City, ndërsa Nottingham me nëntë pikë mban vendin e fundit në klasifikim.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Arsenal shumë i fortë për Nottingham, londinezët rikthehen të kryesojnë! Manchester United i falet një goli


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Pse Serbia dhe Hungaria janë të rëndësishme për Xi Jinping?

Pse Serbia dhe Hungaria janë të rëndësishme për Xi Jinping?