VIDEO/ Si duket spitali i Fierit në ditën e 68-të të punimeve

Spitali i Fierit ka filluar të marrë formë. Sot bëhet 68 ditë nga punimet, ku shihet se struktura është drejt përfundimit.

Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej  50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate.  Në spitalin e Fierit janë të punësuar turq dhe shqiptarë, ndërsa puna në të vijon me 3 turne për të qenë gati sa më shpejtë.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit do të jetë modeli i parë i një spitali publik me autonomi të mirëfilltë spitalore, ku vlerësimi mbi bazën e performancës të secilit do të sjellë një standard të ri të shërbimit për qytetarët. Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Augushti: 22/03/2021 17:16

    Në kohë Rekord!..I Madh je o Edi Rama!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë